Albanian Aligners Academy është themeluar në vitin 2024 me nismën e iClear Group, si akademia e parë e specializuar në Shqipëri për trajnime profesionale në fushën e aligner-ëve dentarë dhe jo vetëm. E krijuar për të përmbushur nevojat në rritje për edukim cilësor dhe praktik në ortodonci moderne, akademia është ndërtuar mbi një vizion të qartë: të fuqizojë dentistët dhe ortodontët shqiptarë me njohuritë dhe teknikat më të avancuara në tregun global.
Me mbështetjen e ekspertizës së iClear Group dhe partneritetet me doktorë, klinika dhe institucione prestigjioze, akademia ofron programe intensive të zhvilluara fizikisht në ambiente trajnuese moderne, të udhëhequra nga trajnerë me përvojë ndërkombëtare.



