Dr. Arnaldo Castelluci – Micro-Surgical Endodontics Masterclass

Një ngjarje e jashtëzakonshme në fushën e Endodoncisë!

🎓 Më 𝟏𝟖–𝟏𝟗 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟓, në Albanian Aligner Academy, mirëpresim një nga figurat më të mëdha të endodoncisë botërore 𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐧𝐚𝐥𝐝𝐨 𝐂𝐚𝐬𝐭𝐞𝐥𝐥𝐮𝐜𝐜𝐢!

Ekspert i klasit botëror, autor i librave referencë dhe ligjërues në mbi 70 vende të botës vjen për herë të parë në Shqipëri për një Masterclass të ndarë në dy pjesë:

🔹 Dita 1 – Leksion teorik intensiv
🔹 Dita 2 – Hands-on praktik me teknikat më moderne në endodonci

🚨 Vende të limituara — regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një eksperience që ndryshon karrierën!

 200.00

25 stok

Bashkohu me ne të Premten, 18 Korrik

Në Albanian Aligners Academy, ne besojmë se lidhja dhe ndarja e dijes janë ndër nevojat më të mëdha brenda industrisë dentare.

REGJISTROHU TANI →
00Ditë
00Orë
00Minuta
00Sekonda
Informacion i Detajuar
TEMATIKAT:
  • Gjenerata e re e tretë e apeks-lokatorëve
  • Një metodë revolucionare për aktivizimin e solucioneve iriguese në endodonci: presioni negativ apikal dhe aktivizimi ultrasonik simultan
  • Tips-at e rinj ultrasonikë A–C për përgatitjen dhe përfundimin e access cavity
  • Riparimi jo–kirurgjikal dhe kirurgjikal i performimeve jatrogjene dhe patologjike të rrënjës
  • Përdorimi i CBCT-së dhe magnifikimit për menaxhimin e kanaleve të kalcifikuara
  • Endodoncia në epokën e implanteve
ABSTRAKTI:

Materiale dhe teknologji të reja në Endodonci
Trajtimi endodontik nuk ka qenë kurrë kaq i parashikueshëm dhe i lehtë
Dr. Arnaldo Castellucci, MD, DDS

Gjatë viteve të fundit, endodoncia ka përjetuar një revolucion të vërtetë falë zhvillimeve të mëdha teknologjike, instrumenteve inovative dhe materialeve të avancuara. Procedura që dikur ishin të pamundura apo të pasigurta, sot janë kthyer në rutina të parashikueshme me rezultate të shkëlqyera.

Një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë përdorimi i mikroskopit kirurgjikal operator, i cili ka transformuar qasjen në trajtimet jo-kirurgjikale dhe kirurgjikale, duke ofruar magnifikim dhe ndriçim të përsosur për menaxhimin edhe të sfidave më delikate në sistemin e kanalit të rrënjës.

Gjithashtu, materialet biokeramike, si MTA-ja, kanë hapur rrugën për aplikime të reja në pulpë dhe për trajtimin e performimeve apikale. Metodat moderne për aktivizimin e solucioneve irrigjese, si presioni negativ apikal i kombinuar me aktivizimin ultrasonik, kanë përmirësuar pastrimin e kanaleve duke reduktuar ndjeshëm komplikacionet.

Për më tepër, gjeneratat e reja të apeks-lokatorëve dhe përdorimi i CBCT-së kanë sjellë një saktësi të lartë në diagnostikim dhe planifikimin e trajtimeve – duke kaluar nga “interpretimi radiografik” në “shikimin real të patologjisë”. Falë këtyre zhvillimeve, suksesi afatgjatë i trajtimeve endodontike është rritur ndjeshëm.

Endodoncia moderne është më efikase, më e saktë dhe, madje, më argëtuese për profesionistët që e praktikojnë.

RRETH LEKTORIT:
  • Diplomuar në Mjekësi (1973) dhe specializuar në Stomatologji (1977) në Universitetin e Firences.
  • Përfundoi trajnim të avancuar në Endodonci në Boston University School of Graduate Dentistry (1978–1980).
  • Ish-President i Shoqatës Italiane të Endodoncisë – një rol kyç në formësimin e edukimit dhe standardeve të endodoncisë në Itali.
  • Ish-President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Endodoncisë, duke dëshmuar lidershipin e tij në nivel global.
  • Anëtar aktiv i Shoqatës Europiane të Endodontologjisë, duke kontribuar në zhvillimin e fushës në gjithë Europën.
  • Anëtar aktiv i Shoqatës Amerikane të Endodontistëve, me lidhje të forta me organin më të rëndësishëm profesional në SHBA.
  • Asistent Profesor i Endodoncisë në Universitetin e Cagliarit dhe Profesor i Endodoncisë Mikrokirurgjikale në Universitetin Federico II të Napolit.
  • Ligjërues i Endodoncisë në Universitetin e Sienës dhe në atë të Brescias, duke ndihmuar në formimin e gjeneratave të reja të profesionistëve.
  • Ligjërues ndërkombëtar në mbi 70 vende, i respektuar dhe i ftuar në konferenca në mbarë botën.
  • Autor i mbi 60 artikujve shkencorë në revista prestigjioze, duke kontribuar ndjeshëm në literaturën dentare.
  • Autor i librit “Endodontics”, i publikuar në disa gjuhë (italisht, anglisht, rusisht dhe së shpejti në kineze, maqedonisht dhe turqisht).
  • Autor i “Micro Surgical Endodontics”, një tjetër tekst referues, gjithashtu i publikuar në disa gjuhë.
  • Librat e tij janë botuar nga EDRA, një shtëpi botuese lider në fushën mjekësore dhe shkencore, që garanton cilësi akademike dhe shtrirje globale.
  • Diplomë Nderi nga Bordi Indian i Endodoncisë, duke njohur përkushtimin dhe kontributin e tij në edukimin në Azi.
  • Së fundmi është emëruar Asistent Profesor në Boston University, pranë Fakultetit të Henry M. Goldman School of Dental Medicine – një rol prestigjioz akademik në SHBA.